Kujdes nga ky mesazh që do ju vijë në Facebook! Çfarë rrezikoni po e hapët

“Hey, çfarë po bëni në këtë video?” Nëse ju vjen ky mesazh në adresën tuaj të Facebook, mos e hapni!

Bëhet fjalë për një virus të ri që është duke qarkulluar në Facebook dhe nëse e hapni do t’ju kalojë në një faqe të rreme e cila ju kërkon të instaloni “Ad Facebook Evita”, e cila supozohet se do të bllokojë reklamat e bezdisshme.

Por siç shkruan “Tgcom”, bëhet fjalë për një kurth që ka prekur Facebook-­un, telefonat apo kompjuterat tuaj, ndaj tregohuni të vëmendshëm dhe fshijeni këtë mesazh pa e hapur.

Lexo edhe: