”Kujdes nga spiunët”, për të mos u humbur grafika e piktorit që i ka thënë të gjitha

Grafika e krijuar nga piktori Avni Delvina i ka thënë të gjitha. Në krijimin e radhës, Delvina ka ilustruar vendimin e qeverisë shqiptare për të mos i rinovuar lejen e qëndrimit gazetares Alice Taylot. Në këtë grafikë shfaqet avioni i linjës Air Albania e cila ende nuk ka nisur fluturimet si kompani, dhe foton e gazetares shtatzënë me një fëmijë me gjak shqiptari.

 “Grafike nga cikli “KUJDES SPIUNET”. Titulli i kesaj grafike eshte huazuar nga statuset ne fb te juristit Fatmir B. Merkoci.. Kjo grafike i dedikohet largimit nga Shqiperia te gazetares Alice Elizabeth Taylor, e cila eshte edhe ne pritje te nje femije! “, shkruan Delvina.  Alice është akuzuar nga mediat e majta në vendin tonë se është një agjente ruse, pretendime të cilat u hodhën meforcë poshtë nga ana e gazetares.