KUJDES, pamje të rënda/ Policët “poshtërojnë” punëtoret e se*ksit gjatë bastisjes, ato nisin të qajnë dhe…

Policia ukrainase ka kryer një megaoperacion anti-pro.stitucion, ku u bastisën 22 prona, përfshirë nëntë sallone që dyshohej se përdoreshin për veprimtari ilegale në Kiev. Oficerët poshtëruan punonjësit e se.ksit, duke filmuar dhe publikuar në media momentin kur ato u arrestuan.

Autoritetet deklaruan se pamjet e filmuara do të përdoren si pjesë e një fushata anti-pro.stitucion. Megjithatë, pamjet tronditëse që tregojnë disa vajza të reja duke qarë, teksa përpiqen të fshehin fytyrat e tyre, kanë shkaktuar mjaft reagime në opinionin publik. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 50 punonjëse se.ksi, si dhe tetë persona që ishin të përfshirë në administrimin e disa bordellove.

Oficerët arrestuan gjithashtu gjashtë persona të tjerë, të cilët ishin përgjegjës për lidhje me klientë të mundshëm përmes kontaktit në internet dhe thirrjeve telefonike, si dhe gra të reja të rekrutuara nga një burrë i quajtur ‘Timur’, i cili dyshohet se menaxhonte gratë e rekrutuara.Pas arrestimeve, policia e Kievit publikoi në internet pamjet e ba.stisjeve, të cilat më pas u shpërndanë edhe nga mediat. Një zëdhënës i policisë foli për superoperacionin dhe theksoi se organizatorja e rrjetit të prostitucionit ishte një grua me emrin Renata.

Rrjeti përfshinte njerëz që merrnin thirrje nga klientët, administratorët, menaxherët në bordellot ku punonin gratë dhe madje shoferët e taksive që kryenin transportin e vajzave tek klientët, shkruan JOQ. Zyrtari i Policisë shtoi më tej se janë shpallur në kërkim edhe 20 persona të tjerë.

Pamjet tregojnë oficerët e policisë që po kontrollojnë nëpër çanta dhe dollapë gjatë bastisjeve. Ende nuk ka shifra zyrtare të shumave të parave që janë sekuestruar nga operacioni. JOQ

Videon ndiqeni ketu