“Kujt i thua zuskë ti mi?”, mes kujt plasi sherri në parkingun e TVKlanit

“Kujt i thu zuskë ti mi?”, kjo frazë dëgjohet të thotë Kejvina Shtylla, Artës  së ‘Dublezx” teksa zhvillojnë një sherr mes dy programeve televizive. Ky është pak a shumë subjekti i emisionit të sotëm në TVKlan,  “Xing me Ermalin”.

Ai ka ftuar aktorët e humorit të “Duplex, dhe këtë e ka lajmëruar vetë moderatori i emisionit në fjalë, Ermal Mamaqi përmes një videoje të postuar në rrjetin social Instagram. Mbrëmja e sotme duket se do jetë e mbushur plot me të qeshura, kjo pasi në video shfaqen vetëm akorët meshkuj në studio, ndërkohë që aktoret femra të “Duplex” zhvillojnë një sherr me vajzat e emisionit “Xing me Ermalin” në parkingun e “TV Klan”.