Kujtim Gjuzi flet për çështjet e zemrës: Gruaja s’ka frikë prej meje

Kujtim Gjuzi është një nga deputetët i cili u shndërrua brenda pak javësh ndër më të komentuarit për shkak të deklaratave të tij mediatike.

Ai është Kryetar i Partisë Konservatore dhe është bërë pjesë e parlamentit shqiptar pas djegies së mandateve të Partisë Demokratike.

Ditën e sotme, Gjuzi ka qenë i ftuar në ‘E Diell’ në ‘Top Channel’, ku përveç ideve të tij konservatore, ka folur dhe mbi çështjet e zemrës. “Gruaja të ka frikë apo të respekton?”, e ka pyetur Einxhel Shkira.

“Të them të drejtën ajo është drejtoreshë kardiologe dhe kur mendon me zemër nuk ka frikë fare. Kur fillon dhe futet te studimet akademike të kardiologjisë, në volumet 6000 faqe, aty fillon kupton si punon zemra.

Kur e njoha në fillim më tha: ‘Unë do e rregulloj zemrën tate’. Unë jam këtu me ju, jam i buzëqeshur”, është shprehur Kujtimi. Moderatorët e tjerë e kanë pyetur gjithashtu në lidhje me mendimet e tij konservatore dhe Gjuzi nuk ka hezituar t’i ndajë ato me publikun.

Image

Në lidhje me meshkujt që preferojnë veshje në ngjyrë rozë, ai tha: “Nëse meshkujt bëhen liberalë, thotë Churcill, kanë një rrezik të bashkohen me meshkujt e tjerë. Prandaj unë zgjodha të bëhem konservator pas moshës 33 vjeç”.

Për sa i përket femrave që flasin lirshëm për jetën e tyre intime, sipas tij ato “janë larguar nga planeti i errësirës”. Sigurisht gjatë intervistës nuk kanë munguar dhe komentet e tij mbi disa nga figurat më të njohura politike si Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta etj./TCh