Kujtim Gjuzi go.det serish, tregon se çfarë i tha Metës për dorëheqjen dhe Kushtetutën.

Ka krijuar serish ilaritet, deputeti Kujtim Gjuzi, teksa deklaroi sot se i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta që të japë dorëheqjen.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend në seancën plenarë të ditës së sotme, Gjuzi u shpreh se teksa ndodhje në stadium në Elbasan bashkë me Metën, i ka kërkuar këtij të fundit që të dorëhiqet.

“Sot në fakt kemi ardhur në një mbledhje të seancës jashtë radhe, por tre vite më parë ne, konservatorët kishim të drejtë kur thamë që Presidenti s’ duhet të jetë aty, por ju nuk e morët parasysh. Zoti Ilir Meta, dua t’i them shkëlqesi por nuk i them dot, në datën tetë qershor të viti 2017 është dërguar në Kushtetuese nga konservatorët prandaj nuk e do këtë Gjykatë Presidenti.

Po ju a nuk keni përgjegjësi? Po po, ju të mazhorancës keni përgjegjësi. 24 mandate të intimiduara, 4 këtu të rregulluara, ca tentativa të tjera se nuk dua të nxjerr ndonjë sekret në lidhje me sekretarin e përgjithshëm të PS-së, zotin Balla. Nuk dua ta nxjerr dhe nuk kam për ta nxjerrë. Duhet që të shkarkojmë presidentin e Republikës. Zoti Taulant Balla lërë telefonin, pse nuk e shkarkon Presidentin Meta, pse nuk e mbledh komisionin, pse e mban peng presidencën?

Ilir të kam thënë në stadium në Elbasan jep dorëheqjen nuk të nget njeri, po s’dhe dorëheqjen problem i madh është. Shife si të vjen vërdallë tani kryeministri. Do dalë këtu e do të flasë për 70 minuta. Dakord, do ta dëgjojmë më vëmendje se çfarë do të thotë.

Por ka një problem kryeministri, do të kapë Gjykatën Kushtetuese, dakord, i ke kap komitetet ekzekutive. 60 më, nuk të dalin,”– tha Gjuzi ndër të tjera në Kuvend.