Kujtim Gjuzi ia ‘lypi’ prej ‘ballkonit të rrezikshëm’, ja lëvizja e fundit që nuk pritej e Silvanës

Silvana Bushati nuk është një emër i panjohur në showbizzin shqiptar, pasi ajo është shpallur ‘Miss’ disa vite më parë. Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv’, ku deputeti Kujtim Gjuzi e ‘gjuajti’ live dhe komentoi ‘ballkonet’ e saj, të cilat i quajti të rrezikshme.

Mirëpo prej atij momenti, Silvana është gjithmonë e më shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram disa foto veshur me një fustan të bardhë nusërie dhe ka marrë shumë komente.

Nuk dihet nëse ish-missi ka në planet e afërta ndonjë martesë opo ka realizuar një set fotografik brenda dëshirave të saj. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.