Kujtim Gjuzi: Ishte një kohë që Monika dhe Meta hanin byrekë dhe unë i përzija nga lokali, sot janë miliarderë

Deputeti i ri i Parlamentit nga radhët e Partisë Demokratike Kujtim Gjuzi ka zbuluar bisedën e tij të hershme me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe presidentin Ilir Meta, gjatë kohës kur ai menaxhonte një biznes.

I ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme, Gjuzi është shprehur se i ka përzënë nga një biznes Metën dhe Kryemadhin, pasi po hanin byrek aty, ndërkohë që nuk lejohej.

“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë ngrënë byrek tek “Kapricoza”.

Në atë kohë unë i ka kam thënë që ju jeni duke ngrënë dhe e drejta zakonore nuk do me u përzënë, por herë tjetër nuk mund të hani më byrek këtu.

Meqe po flasim për biznes”, deklaroi Gjuzi.