Kujtim Gjuzi sfidon Policinë në mes të Kuvendit, tregon vendimin e bujshëm që ka marrë



Një javë më parë deputeti i Kuvendit u ndalua dhe u gjobit nga policia për mos mbajtjen e maskës.



Kujtim Gjuzi sot është shprehur se nuk do ta mbajë maskën në ambiente të hapura, duke sfiduar policine ne mes te Kuvendit me deklaraten e tij.



Sipas Gjuzit, asnjë ekspert nuk e rekomandon mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, dhe për këtë ai nuk do ti bindet vendimit të qeverisë.

“Unë nuk do ta mbaj maskën në ambiente të hapura, në ambiente të mbyllura po. Mbajtja e maskës nuk këshillohet nga ekspertët, kështu që nuk kam për ta vendosur, pavarësisht gjobës që më kanë vënë”, u shpreh Gjuzi që në nisje të seancës në Kuvend.

Gjuzi ka deklaruar në seancën e sotme parlamentare se është gjobitur nga policia dhe nuk e ka refuzuar, por se gjoba është vendosur para se vendimi i kryeministrit të miratohet nga Kuvendi. Ai tha se nuk do ta vendosë gjobën në ambiente të hapura.

“Unë kam marrë një gjobë nga grupi policor i Policisë së Shtetit, gjë që nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur ato nuk vijnë në Kuvend. Në këtë koncept, Kujtim Gjuzi proteston me forcë. Maska sipas mjekëve në Akademinë kombëtare konservatore të shkencave, këshillon që në ambiente të hapura nuk këshillohet, pra nuk është maskë profilaktike. Ju deklaroj këtu se unë nuk do ta mbaj maskën jashtë ambienteve të mbyllura, në ambiente të mbyllura po”, deklaroi Gjuzi.