Kujtim Gjuzi si asnjëherë i pakrehur në Kuvend: Kam dalë në lokale nate, po i ndjek këmba këmbës, thonin ‘na jep naj lek’

Kujtim Gjuzi, deputeti aq i lakuar qe kur hyri ne Kuvend, gjatë seancës së sotme Parlamentare është parë me një look, jo të zakonshëm.

Ajo që ka rënë në sy gjatë prezencës në Kuvend tek Kreu i Partisë Konservatore, ka qenë fakti se është paraqitur me një kollare të pahekurosur dhe me njolla. Po ashtu dhe xhaketat e tij bie në sy refleksi e pluhurit dhe papastërtisë, si dhe flokët e pakrehur. Ndërkohë që edhe këmisha me rrudha e Kujtim Gjuzit tregonte dhe kanotierë e bardhe.

Kujtim Gjuzi në Parlament ka thënë se ka dalë vetë në terren për të monitoruar zbatimin e ligjit anti-duhan.

Për këtë ai ka qenë i pranishëm në shumë lokale dite dhe nate, si tallava apo pub-e.

“Ilir Beqja e vendosi rregullim dhe bëri shumë mirë, por e vendosi rregullin që të na vij një rregull tjetër dhe të mësojmë një variant tjetër japonez të pirjes së duhanit! Në fakt nëse keni vënë re gjatë këtyre 10-15 ditëve sapo kam marrë në dorë projektin e zotit Beqja, kam dalë siç e keni parë në barët e ditës dhe natës për të parë çfarë ndodh. Pihet duhan. Pihet duhan se nuk është ministri i Brendshëm këtu, se disa komisarë të korruptuar vendosin disa gjoba. Me makina para bareve thoshin, doni me pi duhan? Po! Na jep ndonjë lek neve. Po s’ishin pak, 500 euro për bar. Tani ata komisarët me këshillimin e ministrit nuk i shoh më. Vazhdoj t’i ndjek hap pas hapi”, tha Kujtim Gjuzi.