Kulmi i krizës politike, vjen mesazhi i qartë nga SHBA: Ne po ju ndihmojmë që…

Ne kulmin e krizes politike qe ndodhet sot vendi yne, Amerika duket se eshte gjithnje aty, pas per te ndihmuar.

E Ngarkuara me Punë, Leyla Moses-Ones në aktivitetin Përtej kufijve të shkollës: Të menduarit e shkollës si qendër komunitare, sot dha nje mesazh te qarte.

“Shqipëria është një udhëheqëse e cila vendosi një standard për pjesën tjetër të rajonit… Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështet më shumë se 5 milionë dollarë programe të financuara nga ndihma kundër ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri. Ne po ju ndihmojmë jo vetëm të ndërtoni aftësinë përtëritëse të komuniteteve, por edhe po fuqizojmë gratë dhe të rinjtë, po forcojmë qeverisjen vendore dhe po nxisim zëra të matur brenda bashkësive fetare. Ne, mbetemi të përkushtuar ndaj partneritetit tonë.”

“Rruga për takimin e sotëm nisi në samitin e parë kundër ekstremizmit të dhunshëm, të mbajtur nga Shtëpia e Bardhë në shkurt të vitit 2015. Ishte në atë takim dhe në samitin vijues të Ballkanit kundër ekstremizmit të dhunshëm, mbajtur këtu në Tiranë, që udhëheqësit e kuptuan se asnjë vend në rajon nuk është i paprekshëm ndaj kërcënimit që paraqet terrorizmi. Në atë takim, qeveritë nënvizuan përkushtimin e tyre në luftën ndaj të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe në trajtimin e nxitësve të këtij ekstremizmi.

Pas këtij takimi, Shqipëria mori masa.

Qeveria e Shqipërisë ishte e para në rajon që i dha përparësi financimit publik për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.”, tha nder te tjera ajo.