Kunata më ka ngacmuar seksualisht burrin, e kapa me këmbë hapur në…

Një grua akuzon kunaten e saj se i provokon vazhdimisht bashkëshortin. Gruaja thotë se nëse ajo vazhdon me të njëjtën sjellje do ta denoncojë. Kjo është historia e rrëfyer.

“Kunata ime po ma nxin jetën. Doli fjala ime, kur u thoja vjehrrive që të mos e merrnin sepse është imorale. E njeh tërë Shkodra për historitë e saj. Por kunati im i përvëluar nuk na dëgjoi dhe na e solli në shtëpi.

Në fejesë u hoq e mira e dyrnjasë, madje sillej aq mirë sa nisa edhe unë të ndjehesha në faj që e kisha gjykuar aq ashpër. Por siç thotë Artiola Toska tek ajo kënga: Pa kalu ala mirë vapa, dardha e paska bishtin mrapa! E zonja na e nxorri kokën sa u martua dhe na erdhi nuse në shtëpi.

Ne jetojmë të gjithë bashke, vjehrra, vjehrri, burri, unë, fëmijë e mi dhe kunati i vogël me nusen. Po çmendem se ajo më ngacmon burrin.

E kam parë me sytë e mi si del me kanatjere krejt të holla e këmisha nate në sy të burrit tim. E kam parë se si i përdridhet tim shoqi kur nuk është kunati në shtëpi.

Madje një pasdite e gjeta me këmbë hapur krejt në divan, kur përballe ishte burri im duke parë lajmet.

Po vazhdoi kështu do ta denoncoj se ky është pastër krej ngacmim seksual. Dua t’i them kunatit, por kam frikë se po më grindet me burrin se për atë femër s’kam hiq gajle.

Si të veproj? Nuk e duroj më…”, shkruan ajo.