Kur do e shpërndajë Kuvendin?! Përgjigja që nuk pritej e Metës

Me tone të ashpra Presidenti Meta, gjatë konferencës për shtyp në mbrëmje, u pyet nëse do e shpërndajë Kuvendin.

“Kjo është një kërkesë e përgjithshme dhe e vazhdueshme por Presidenti do të sillet me përgjegjshmëri”, tha ai.

I pyetur nëse do e mbyllë këtë mandat, Meta tha: “Nuk ka asnjë dyshim, deri më 24 korrik 2022 do jem president. Pa asnjë mëdyshje. Nuk ka asnjë përplasje të presidentit me askënd, as me maxhorancën, me askënd”.