Kur do flasim? Rama merr përgjigjen nga opozita: Në 16 mars takohemi tek…

Ftesës së kryeministrit Edi Rama që ia bëri sot ldierit të PD Lulzim Bashës për dialog i është përgjigjur Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata. Ai i la takim Ramës me 16 mars, në protestën kombëtare të opozitës.

“Shkurt, prerë dhe egër, nuk ka negociata dhe nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Megjithatë meqenëse qenka i dëshiruar për të folur me 16 mars do të vijmë bashkë me 200 mijë shqiptarë përpara Kryeministrisë të cilët një nga një kanë diçka për ti thënë. Le të dalë aty dhe të flasë me 200 mijë shqiptarë meqenëse dashka për të folur, 16 mars ora 11:00”.