Kur gazetarja shkroi atë lajm, nuk e dinte çfarë e priste, më pas ato që i ndodhën janë të t.merr.shme

Kur 40-vjeçarja Svetlana Prokopyeva shkroi artikullin-opinion në tetor 2018 për një nxënës 17-vjeçar në zyrat e Shërbimeve Federale të Sigurimit (FSB) në Arkhangelsk të Rusisë, nuk e dinte ende se çfarë oguri përbënte ky artikull për fatin e saj.

Nxënësi v rau veten dhe p lagosi tre oficerë të FSB-së, duke deklaruar para aktit në një forum anarkist në internet se po e bënte këtë sepse kjo agjenci “fabrikon a kuza dhe t o rturon njerëz”.

Gazetarja Prokopyeva përpiqej në shkrimin e saj të kuptonte gjendjen mendore të adoleshentit dhe motivet e tij duke argumentuar se politikat e qeverisë ruse të shtypjes së egër të kundërshtarëve ishin fajtore.

“Një i ri i cili është ballafaquar me ndëshkime nga qeveria nuk ka arritur të gjejë forma të tjera shprehjeje. Egërsia çon në egërsi. Ky shtet i pamëshirshëm ka krijuar një shtetas, për të cilin i vetmi mjet është v d ekja,” shkruante ajo.

Tani gazetarja, e cila punon në qytetin veriperëndimor Pskov për stacionin e pavarur radiofonik Ekho Moskvy dhe është korrespondente për Radion Evropa e Lirë/Radio Liria, përballet me 7 vjet b u rgim. Autoritetet i bastisën apartamentin, i morën kompiuterin, telefonin, dosjet e dokumentet dixhitale dhe në korrik emri i saj u përfshi në listën zyrtare të “e k stremistëve e t e rroristëve” gjë që u jep dorë të lirë autoriteteve t’i bllokojnë llogaritë bankare si dhe kartat e kreditit.

Muajin e kaluar ndaj saj u ngrit padi zyrtarisht, ku ajo akuzohej se justifikon publikisht t e rrorizmin. Asaj iu ndalua udhëtimi jashtë Pskovit.VOA