“Kur isha 13-vjeç ata…”. Moderatorja sportive sh.përthen në lot gjatë emisionit, rrëfen dramën e jetës



Moderatorja e njohur sportive, Lei Kraja, është përlotur sërish teksa ka kujtuar divorcin e prindërve. Lei ka qenë e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku tha se ajo së bashku me vëllezërit, e kanë përjetuar shumë keq, ndërsa përsa i përket anës financiare ajo thotë se i ka mbështetur e ëma.



“Vështirësitë e jetës mund t’i ndaj në 3 etapa. Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim 4 fëmijë. Kur u ndanë unë isha 13-14 vjeçe dhe isha më e madhja e fëmijëve. është periudhë shumë delikate se ti akoma nuk e di kush je, çfarë je, jo se ke nevojë për të dy prindërit, por mënyra si u trajtua ajo çështje e bëri të vështirë. Pastaj mami na mori përsipër nga ana financiare, jo se po hedh babin poshtë, por nga ana financiare është pak e vështirë në mes të Amerikës një grua të rrisë 4 fëmijë me të gjithë të mira”, ka treguar Lei.