Kur partisë i digjen dritat…

Kujdo qe i permend partine socialiste dega Shkoder, me ironi te pyet: I hapin akoma dyert? Prej muajsh te tere, qe perpara nisjes se pandemise, kriza dhe perçarjet, e kishin kthyer seline e te majteve, ne nje dere ku radhe shihej te hynte e dilte njeri, vetem ndonje qytetar qe akoma shpresonte ne ndonje vend pune qe i ishte premtuar ne fushate.

Deputetet dhe strukturat e larta, pasi pa kryetar kane muaj e muaj, ishin larguar te gjithe. Fryma e brendshme e kesaj partie sa vinte dhe rendohej nga pakenaqesite, perplasjet dhe mungesa e koordinimit. Kush e kishte gjetur nje pune ishte kenaqur me aq, e te tjere qe ende shpresonin pas 7 vitesh qeverisje e kuptuan se per ta premtimet kishin qene genjeshtra e radhes. Por me afrimin e zgjedhjeve telefonatat dhe thirrjet per tu kthyer ne seli do te rinisin, sepse PS ashtu si cdo partie i duhet elektorati dhe baza. Por deri ne riorganizimin e saj si parti kete proces do ta kete te veshtire ta realizoje edhe per faktin se cdo deputet ka krijuar grupimin e tij, e mungesa e nje kryetari e ben te pamundur mbledhjen nen nje çati te te gjitheve.

Por hijet e renda nuk kane efektin e tyre vetem tek njerezit por edhe tek vete partia si godine. Ne pushtet dhe pa drita, bojedalur, qendron selia e PS Shkoder edhe pse pak metra larg qytetit. Gjendja ne te cilen po katandiset duket se nuk ja vret me syte njeriu, as anetaresise, e aq me pak deputeteve qe nuk do te vonojne te rikthehen ne te per te gjetur strehen e radhes politike kur te nis fushata zgjedhore.