“Kur pushteti nuk të vlen”/ Rama kërkon fjalën në Prishtinë, por turpërohet keq

Edi Rama u përfshi në një incident në vizitën e tij në ceremoninë e 20 vjetori të futjes së trupave të NATO-s në Kosovës.

Protokolli i Kryeministrit Edi Rama ka kërkuar me ngulm që shefi i qeverisë shqiptare të kishte mundësinë për të mbajtur një fjalim në ceremoninë zyrtare që u zhvillua një ditë më parë në Prishtinë.

Por kërkesa e Ramës për tu ngjitur si fitimtar në foltoren e ceremonisë megjithëse nuk ka asnjë kontribut në atë që ka ndodhur 20 vjet më parë në Kosovës, është refuzuar kategorikisht nga protokolli i Presidentit Hashim Thaçi  që kishte marrë nën kontrolloj axhendën dhe protokollin e ceremonisë së djeshme.

Burimet për SYRI.net rrëfejnë se refuzimi nuk është pritur aspak mirë nga Rama i cili ka reaguar shumë ashpër pas këtij poshtërimi.

Ajo që ka ndodhur pas këtij injorimi të dëshirës për protagonizëm, Edi Rama është irrituar tej mase duke bërë edhe gjeste aspak normale në sytë të miqve amerikanë që kishin mbërritur në Prishtinë për të nderuar një nga ditët më të rëndësishme për Kosovën.

Për të treguar se ai ishte i irrituar me injorimin e tij, Edi Rama për asnjë moment gjatë gjithë ceremonisë nuk i ka hequr syzet e diellit dhe ka qëndruar këmbë për mbi këmbë ndërsa ish Presidenti i SHBA-së Bill Klinton mbante fjalimin e tij historik në mes të Prishtinës.

Duket se kjo ka qenë një nga arsyet se përse pas fjalimit, Klinton ka shtrënguar dorën me të gjithë shtetarët që ishin ulur në radhën e parë të podiumit dhe e ka injoruar prezencën e kryeministrit Edi Rama.

Por skandali i sjelljes së Edi Ramës si Kryeministër i Shqipërisë nuk mbaruar me kaq. Ajo që vihet re një ditë pas ceremonisë në Prishtinë është fakti se shefi i qeverisë shqiptare nuk ka bërë asnjë postim sa i takon ceremonisë së 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke treguar qartë se mllefin e tij për poshtërimin pa ngushëllim ndaj tekave të tij për tu shfaqur ‘lider global’ në Prishtinë.