Kur të gjithë prisnin konsensusin, Bylykbashi e Vasili vijnë me propozimin e papritur

Kur të gjithë prisnin që sot të arrihej një marrëvesheshje për reformën zgjedhore opozita ka këmbëngulur në qëndrimin e saj..

Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që Këshilli Politik të mblidhet sërish, nesër në orën 17.00.

“Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për cështjet  e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në orën 17.00”, thuhet në kërkesën e përfaqesuesve të Opozitës së Bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Kujtojmë se, ambasadorët e SHBA, të BE-së dhe të Britanisë kanë zhvilluar sot një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu.