Kush do na shërbejë tani në vend të Ilir Allkjës, Edi Rama?

Nga Aulona Kalaja

Dhe kësaj radhe ai shkarkon nga detyra mjekun Ilir Allkja. Për ata që nuk e njohin Allkja është mjeku që po përleshej me “korona-virus” dhe ishtë kontakti i parë me qytetaret shqiptarë bartes të këtij virusi. E shikoje sa në terren dhe sa në urgjencë. Herë pas herë i postonte përpjekjet e tij. Dhe a e dini se ku ndodhet tani?! Në karantinë. Sepse dyshohet së mund të jetë dhe ai i infektuar si pasojë e kontakteve me të semuret. Jo të gjithë kanë treguar historitë e tyrë të udhetimit dhe operatoret e urgjences, herë pas herë nuk janë treguar profesionale, dukë i derguar mjeket fillimisht të papajisur me veshjen përkatese, përballë një rreziku të paimagjinueshem. Ja pra, këtë denoncoi publikisht mjeku i guximshem dhe trim, Ilir Allkja. Ai foli për mungesen e mjetëve dhe për me shumë përgjegjshmeri në trajtimin e rasteve nga urgjenca. Por ai nuk dezertoi. Ai foli në krye të detyres. Ai foli në terrën. Dhe fakti tregon se vetë ai ndodhet në shtëpi dukë u përballur me pasojat. Urojme të dalë për mirë.

Por cfarë ndodhi?! Menjëherë pas denoncimit që bëri mjeku Allkja, vjen dhe shkarkimini tij nga puna. Një hakmarrje primitive. Një shkarkim që nuk vjen se Allkja i bishtnoi punes, u tremb nga ky virus dhe hoqi dorë nga lufta. Jo. Kjo ndodhi sepse Edi Rama nuk zhgenjen kurrë. Sepse kush denoncon është armiku i tij. Kush flet ndryshe nga ai, është kundershtari i tij. Dhe kjo që ka berë Edi Rama ndaj mjekut është kriminale dhe këtu nuk po e teproj. A jemi në kushtet që mund të shkarkojme një mjek nga detyra, për një kapriço të Edi Rames?! A nuk është kjo një hipokrizi, në momentin që qeveria po kerkon mjeke dhe infermiere që kanë dalë në pension. Nderkohe që Ilir Allkja ka sherbyer 27 vjet në shendetësi si mjek dhe Edi Rama e flaku në rruge. A e kemi ne luksin t’a heqim nga puna një mjek, në ketë situatë, dukë pasur parasysh që nuk e theu “betimin e Hipokratit”. A nuk është tallese që qeveria shtrin doren ndaj studenteve të viteve të fundit të mjeksisë dhe infermierisë që të mund të sherbejnë nëpër spitale dhe nga ana tjetër shkarkon nga puna Ilir Allkjen, i cili nuk shkeli asnjë protokoll, por na hapi sytë, se si të mbrohemi, në ketë kohë mashtrimesh të medha nga Edi Rama. Na tregoi se cila është shendetësia e vertetë dhe se Shqiperia nuk i ka marë masat e duhura për t’i berë ballë të keqës “COVID 19”. Ashtu siç na mësoi edhe opozita se kemi të bejmë me 1.2 milionë maska të skaduara që nga 2011. Por Edi Rama dhe ego e tij e semurë për të dalë i pagabueshem, si gjithmonë e gjeti ilaçin. Opoziten që denoncoi për maskat, e linçoi, ndersa mjekun Ilir Allkja, në ketë kohë lufte, e shkarkoi nga puna. A u kenaqe o Edi Rama?! Ti e bën ketë që mjeket e tjerë të mbyllin gojen, përndryshe, do kenë fatin e Allkjes. Mjeket dhe infermieret e tjerë të mos na thonë atë që po ndodh dhe të mos ngrenë zërin, sepse ti i linçon publikisht dhe iu shkatërron jetën, me pushtetin që ke në dorë. Ti pra, e bërë shëmbull Ilir Allken për t’i treguar dhe atyrë studenteve që do mund të bashkohen në ketë luftë kundër “korona-virusit”, që të heshtin. Duket sa i do ti mjeket dhe infermieret, kur je përgjegjësi kryesor i largimit të tyrë nga Shqipëria. Ti që bën pallavra në facebook, e se gjoja të qan zemra për to, në kolapsin që vetë po krijon.

Po në cfarë do bejmë?! Ne që i duam pafund mjeket dhe infermieret. Ne që duartokitem dhe duartrokasim për to. Si do t’a mbrojmë pra sot, Ilir Allkjen, në momentin që janë ndaluar dhe tubimet, nga facebooku i Edi Ramës. Kush do na sherbejë tani në vend të Ilir Allkjes, Edi Rama?! Do duartrokasim për Edi Ramën apo për Ilir Allkjen?!

Lexo edhe: