Kush është deputetja që u kap duke u fshehur nëpër dollapët e zyrës së Erion Veliajt?

Banorët e Astirit që do të humbasin shtëpitë nga projekti i Unazës së Madhe, kanë dalë sot në sërish në protestë duke shënuar ditën e 76 të saj. Një prej protestuesve, ka treguar një episod që u ndodhi dje në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Dorjan Protoduari: Doja që ta felenderoja deputetin Klevis Balliu që ka 76 ditë që ndodhet këtu midis nesh. Ky është deputeti që duan shqiptarët. Dje vajtëm dhe i bëmë një vizitë pseudokryetarit të bashkisë së Tiranës dhe brenda ndodhej dhe deputetja e zonës sonë Gjylameti. Kur kemi vajtur ne atje ajo zonjë nuk ka gjetur vrimë dollapi për tu futur se nuk përballet do me ne. I them, zonjë, deputete, deputetë janë këta këtu dhe jo ti që fshihesh nëpër dollape.

Vetë Balliu tha se ky projekt korruptiv ja nxiu faqen Shqipërisë deri në Amerikë.

Balliu: Kemi të bëjmë me një aferë korruptive që në fillimin e saj, që me një tenderim fiktiv që paracaktonte fituesin, kemi të bëjmë me falsikifim dokumentash tek loti i parë që i nxiu faqen Shqipërisë deri në Amerikë.

Për deputetin demokrat, diktatura komuniste mori fund me Enver Hoxhën dhe nuk do të ketë një të dytë.

Balliu: Nuk ka asnjë diktator si ky apo kushdo tjetër që do të mund të rikthejë këtu diktaturën komuniste. Ky është një popull që e do demokracinë, që e do Amerikën që e do vendin e vet dhe nuk do të largohet më nga ky vend.Boll janë larguar shqiptarët nga Shqipëria, tani të largohen ata tradhëtarë të kombit si Edi Rama dhe gjithë pushtat që ka mbrapa.

Balliu shtoi se është pikërisht kjo situatë e tillë politike që ka deyruar opozitën të rikthehet në rrugë.

Balliu: Sot opozita e sheh si parlament të vetëm rrugën sepase në rrugë janë qytetarët e ndershëm, ata që kanë paguar taksat, ata që nuk janë marrë me drogë. Në parlament kemi vetëm ata që mbrojnë narkotrafikantët. Mos ta tolerojmë më këtë qeveri por ta zhdukim njëherë e mirë.