Kush është drejtori i ‘pabindur’ në Lezhë, ja çfarë është zbuluar për të

Policia u ndal në Shëngjin, Lezhë ku ka liruar rreth 2800 m2 plazh i z aptuar në mënyrë të pa l igjshme.

S ekuestrohen 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të pa l igjshme, në hapësirat publike.

Procedohen 7 përfaqësues ligjor subjektesh, gjithashtu, janë referuar materiale hetimore shtesë për shtetasin A.N. me detyrë ish – Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve hetimore, janë proceduar penalisht shtetasit G.F., F.K, M.N., E.Ll., Gj.J., E.C. dhe P.Z. për veprat p enale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave”.