Kush është gruaja e hekurt e PS që Rama e puth nga ekrani

Prej disa ditësh ish deputetja dhe ish ministrja Arta Dade po kritikon politikën qeverisës të Edi Ramës duke kërkuar edhe largimin e tij. Për këtë figurë me peshë të PS, Rama në Real Story tha se gjithçka e thënë nuk e shqetëson aspak. “Nuk kam asnjë koment për të bërë (e puth me dorë nga studio) e përshëndes se kam shumë kohë pa e parë. I them që qenka në formë shumë të mirë si gjithmonë”, tha Rama për Arta Daden.

Më herët Dade në një intervistë televizive tha: “Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq.  PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që e vetmja alternativë është Edi Rama, ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur.  PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”.