Kush është shqiptari që u bë ministër i jashtëm i Greqisë dhe çfarë thoshte ai dikur për Ramën

Niko Dendias, do të jetë ministri i jashtëm në qeverinë e re të Kyriakos Mitsotakis.

60-vjeçari me origjinë nga Himara me profesion avokat, që ka lindur në ishullin e Korfuzit, ka deklaruar shpesh me krenari origjinën e tij nga Shqipëria. Disa herë në studiot televizive ai eshte shprehur se të parët të tij ishin nga Himara, shkruan gazeta Dita.

Një vit më parë kur Dendias ishte një nga zërat më të fortë të opozitës dhe ngrinte dyshime mbi politikën e jashtme të Alexis Tsipras, kritikoi në distancë edhe kryeministrin Edi Rama.

“Më bën pershtypje të jashtezakonshme që kryeministri Rama nuk ka qëndrime pro greke. Më bën pershtypje sepse zoti Rama është çerek grek, gjyshen e tij Anagnosti e njihja ne Korfuz”, thoshte ai teksa partia e tij ishte në opozitë.