Kush janë zonat e rrezikshme për tërmet në Shqipëri? Flet eksperti

Eksperti Ylber Muceku teksa foli për zonat më problematike në Shqipëri që preken nga tërmetet, tha se territori shqiptar ndahet në disa breza sizmikë që janë aktivë, një ndër ta është edhe ai i bregut Adriatik-Jonian.

“Në Shqipëri më të rrezikshme në aspektin e shfaqjes së tërmeteve, territori shqiptar ndahet në disa breza sizmikë që janë aktivë, një ndër ta është edhe ai i bregut Adriatik-Jonian. Nëse i referohemi edhe të shkuarës kanë rënë tërmete të forta mbi 6 Rihter. Durrësi është objekt i goditjeve sizmike. Dimë që edhe nga kronikanët që Durrësi është rrafshuar njëherë.

Pas viteve 90 territori shqiptar nuk ka qenë e administruar edhe Durrësi ka qenë pre. Nëse ne i referohemi gjatë këtyre 30 viteve kemi pasur një zhvillim urban të pamenaxhuar.

Zona perëndimore ka zona që ne i klasifikojmë me truall të dobët në aspektin tekik. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund ndë.rtojmë, por duhet të përdorim një metodë tjetër”, tha Muceku.

I pyetur për ndërtesat që u shembën në ish-Kënetë, eksperti shprehet se problemi ka qenë tek themelet, pasi disa prej tyre rezistuan.

“Ne i kemi parë me synë që është trualli apo themeli. Trualli aty është i njëjtë, por disa kanë qenë më të zgjuar kanë pyetur. Ata që kanë bërë themele më të thella, ato objekte kanë qendruar. Ato që janë shkatërruar është se themelet e tyre janë shumë të dobëta”, tha ai./abc