“Kush na ka inot, kshu na paftë përnotë”. “Lë nam Kryebashkiaku”, tallet me jetën e qytetarëve, ja ç’bën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka rikthyer në vëmendje Teartin Kombëtar, ndërtimi i të cilit sipas tij, është amaneti që ka lënë aktori i njohur dhe kolosi i skenës, Kadri Roshi.

“Sipas qytetarit të parë të Tiranës, ndërtimi i një Teatrit Kombëtar është “Jemi tek toka e Xhikes dhe mund ta bënte sherrin mullar po të donte po na la të ndërtojmë Bulevardin e ri. Mund të fishkëllente televizionet që vënë gjoba dhe thërrsite partinë X dhe Y këtu. Por ne zgjidhëm ta bindnim me arsyetim se kjo është më e vështira. Bulevardi Migjeni kemi vendosur ta quajmë sipas mësuesit, poetit, etj. Që njerëzit të kuptojnë se Shqipëria nuk është vetëm e atyre njerëzve që bërtasin. Ashtu siç është edhe Kadri Roshi. Amaneti i Kadri Roshit ishte të kishte një teatër të ri. E sigurt që do ta mbajmë atë amanet. Do ta çojmë me përkushtim deri në fund. Siç thonë edhe tironsit, kush na ka inot kshu na paftë përnotë,“-tha ndër të tjera Veliaj.