Kushëriri pl.agos me qytën e pi.stoletës 29-vjeçari! Dërgohet në Tiranë në gjendje të rë.ndë! Arr.estohet autori

Një 29-vjeçar është pla.gosur rëndë në Lekbibaj të Tropojës dhe është dërguar me ur.gjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranës.

Burime bëjnë me dije se 29-vjeçari M. P., është go.ditur me qytën e pi.stoletës nga kushëriri i tij V. P., për motive ende të paqarta.

29-vjeçari ka marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, pak minuta pas kësaj ngjarje është arr.estuar edhe autori V. P.,25 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë
Pl.agosi kushëririn me mjet të fortë, kapet në kohë rekord autori i ngjarjes. Më datë 25.05.2020, në fshatin Lekbibaj, rreth orës 20:00, shtetasi V. P., rreth 25 vjeç, banues në Lekbibaj, për motive të dobëta ka pla.gosur me mjet të fortë shtetasin M. P., rreth 29 vjeç, banues në Lekbibaj.

Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta dhe profesionale, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit V. P., i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.