Kushtet e BE, nuk u plotësuan qëllimisht në 20 vite paqe; e jo tani në këtë “luftë me 1000 kushte e halle” izolimi nga COVID-19

Para dy ditësh, në kulmin e epidemisë së frikshme, qeveritë e vendeve të BE, kanë njoftuar vendimin paraprak, për hapje negociatash me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; për këtë të fundit pa kushte, ndërsa për ne me… 15 kushte.

Janë po ato kushte, që përsëriten prej 20 vitesh, qysh në platformën e parë të qershorit 2000; me 3000 (tremijë) faqe udhëzime e leksione integrimi, që u dërgoheshin kopje qeverive të Nanos e Berishës, për nisjen e procesit të negocimit.

Kushtet përsëriteshin çdo vit nga BE, por nuk plotësoheshin nga NE (qeveria); siç ka ndodhur edhe këto 7 vite të pushtetit “Rilindja”; të cilës, çdo mars, qershor e tetor, BE i thotë “PO” pa datë, por “JO“ hapje dere.

Kështu ndodhi edhe këtë muaj mars me krize epidemie; kur BE njoftoi hapje nogaciatash me 15 kushte të forta, që janë po ato kushte “stok”, të viteve 2000-2019; të pa realizuara, jo se nuk plotësohen dot, por sepse nuk duan 5 “agallarët” e polikës e bashkë-pushtetit.

Ja cfarë na kërkon BE; ja çfarë bëjmë NE (mafia pozitë-opozitë)

– BE kërko, që brenda 3 muajve, të krijohen Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese; por prej 3 vitesh nuk po krijohen, jo se nuk gjenden dot 19 e 9 anëtarë të aftë e të ndershëm në sistemin juridik, por sepse Berisha, Meta, Rama, Basha, nuk po bien dakort, se sa “Marsida e Dvoranë” do të ketë secili në to.

– BE kërkoi, që brenda 3 muajve të bëhej Reforma Zgjedhore dhe po e kërkon përsëri; por kjo nuk u bë e nuk do bëhet as pas kushtiti të 24 marsit 2020 siç nuk u bë as brenda 15 marsit, duke e zvarritur qëllimisht deri sa e pezulluan për gjoja “COViD-19”.

– BE kërkon, të hetohen e ndëshkohen urgjent, hajdutët e votave; mirëpo komisioni përbëhet nga 3 parti-bandat PS, PD, LSI, që në 29 vite kanë shitur e kanë blerë vota, duke shkaktuar edhe 14 viktima nëpër fushata e ditë zgjedhjesh.

– BE kërkon, që qeveria të çojë para drejtësisë hajdutët e votave, mirëpo kryeministri Rama, krye-hajdutin Dako e bëri anëtar kryesie të PS; ndërsa Kryetar Komisioni të Reformës Zgjedhore, caktoi Damian Gjiknurin, organizatorin e blerjes, vjedhjes, manipulimit e grabitjes së votave me “çuna problematikë”.

– BE po kërkon, të zbatohet kushti për luftën kundër korrupsionit; mirëpo korrupsioni është shtuar edhe më tepër në këtë kohë kolere; ndërkohë që kryeminsitri, ka vendosur 3 ekzemplarët e korrupsionit, Ahmetaj, Veliaj e Agolli; shefa të fondeve 1.1 miliardë euro për ri-ndërtimin dhe “COVID-19”.

– BE kërkon, që të luftohet krimi, mirëpo kryeministri nuk e lejon policinë që ta bëjë këtë luftë; as brenda e mafies së pushtetit dhe as ndaj bandave kriminale; ndërkohë nën maskën e epidemisë, do nxjerr nga burgu një “ushtri” me kriminelë.

– BE kërkon, që të nisi çuarja para drejtësisë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar nga ”Vetting”; mirëpo kryeministri, presidenti dhe bashkë-kryetarët e PD, po i emërojnë në poste qeveritare dhe këshilltarë të partive.

– BE kërkon reformë pastrimi krimi, korrupsioni e instalim cilësie në administratë; ndërsa kryeministri vazhdon ta mbushë me kriminelë, trafikantë, përdhunues e hajdutë; shumicën në poste drejtuese.

– BE kërkon frenimin e largimit të shqiptarëve; por qeveria nuk jep asnjë zgjidhje ekonomike, duke vazhduar akoma me shkatërrim të hapësirave të punësimit; dhe me ndihmë ekonomike 20 Euro në muaj e me paga-pensione lëmoshë sa për 1 javë ushqim në kushte mbijetese.

– BE kërkon, reformim të drejtësisë; mirëpo ky sistem në Shqipëri, vazhdon të jetë e do të jetë, “lavatriçe” për pastrimin e korrupsionit e krimeve të krerëve të mafies politike-shtetërore e bandave të lidhura me ta.

Ky është realiteti, në Shqipërinë e shkrehur në çdo aspekt; së cilës BE i vendos kushte dhe në kohë kolere e varfërie ekstreme kur nuk ka lekë as për maska; në vend që të shpërfillë kolerën PD-PS-LSI”; që prej 20 vitesh po pengon qëllimisht plotësimin e kushteve të integrimit./Pamfleti