Kuvendi bëri veprimin e rëndë, Mreta reagon urgjent dhe paralajmëron se nesër…



Presidenti Meta ka reaguar urgjent pasi Kuvendi rrëzoi me 96 vota kundër dekretin për Kodin e ri Zgjedhor.



“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri! Nesër më ndiqni tek “Zonë e Lirë” e Arian Çanit!”, shkruan Meta në postimin e tij në facebook.



Pak ditë më parë, kreu i shtetit i ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe i bëri thirrje Kuvendit dhe qeverisë ta rishikonin edhe një herë.

Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet.