Ky bukëpjekës kërkon punëtorë, por përballet me të papriturën shokuese. Paga është marramendëse

Ky bukëpjekës kërkon një punëtor që ta paguajë për 1,400 euro në muaj, por pa sukses. Ky biznesmen ofron punë, por përballet me mungesën e të rinjve që duan ta bëjnë këtë punë. Historia vjen nga Veneto, Reschigliano e Campodarsego, në provincën e Padovës.

Sic raporton “Il Gazzettino Today”, emri i tij është Stephen Brigato dhe së bashku me vëllain William PERUZZO menaxhon furrën e bukës historike në vend.

“Ne kemi nevojë për personel të punësuar me kohë të plotë, me kontratë të rregullt, por shpesh ky është problemi, tetë orë punë në ditë, një pagë prej deri në 1,400 neto euro në muaj, një rrogë e mirë duke pasur parasysh se në shumë sektorë punohet shumë më shumë për një pagë më të ulët.

Kanë mbërritur kaq shumë CV, intervista dhe periudha prove: por kërkimi vazhdon. Më e domosdoshme për të bërë punën është turni i natës, që paguhet me një shtesë prej 50%. Dhe këtu ndoshta është problemi më i madh: gjithnjë e më pak të rinj janë të gatshëm të përballen me orët e vështira tipike të kësaj pune. Turni fillon në 2 të mëngjesit dhe mbaron në 9 të mëngjesit”, tha bukëpjekësi./Përktheu: ShkodraNews