Ky burrë bën kërkesën prekëse, njerëz nga e gjithë bota i bënë dhuratën e mrekullueshme (foto)

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore, i cili ka kërkuar që t’i dërgojnë 100 kartolina për ditëlindjen e tij të 100-të, thotë se ai është “me të vërtetë i ngazëllyer” se do të marrë mijëra urime nga e gjithë bota.

Një fotografi e Joe Kubës që mban një shënim me shkrim dore është ndarë mijëra herë në mediat sociale.

Ai thotë: “Unë jam një veteran i WW2 i cili do të mbushë 100 vjec më 2 mars 2019. Do të doja të merrja 100 kartolina ditëlindjeje”.

Deri më tani, ai ka marrë 10,000 karta – dhe ditëlindja e tij është ende shumë ditë larg.

Joe i tha BBC News: “Unë me të vërtetë nuk i prisja të gjitha kartat. Kam një grumbull të tërë prej tyre – dhe unë nuk mundem t’i falënderoj të gjithë sa duhet”.

Besohet se janë nisur kartolina edhe nga Japonia, Australia, Zelanda e Re, të cilat janë në postë. Shumë persona të tjerë i kanë bërë dedikime në rrjetet sociale. Artistë të ndryshëm kanë krijuar portrete të tij./ShkodraNews