‘Ky burrë do ju lërë pa fjalë’, Eni Çobani reagon urgjent pas emisionit ku u hodhën shishe kokës

Burrin emigrant prej vitesh, me te ka tre djem, por largesia ben te veten. E per me teper problemet i shton edhe nje toke e blere nga burri dhe qe tani eshte bere shkak sh.erri.

Kjo eshte me pak fjale historia e ciftit qe ishte sot tek seanca e radhes e Shihemi ne gjyq.

Mes zonjës Anila Bushi dhe bashkëshortit të saj, Qemal Bushi pati edhe momente tepër të tensionuara.

Përveçse i drejtohej Anilës me një gjuhë tepër të papërshtatshme, Qemali e gjuajti bashkëshorten e 20 viteve edhe me shishe uji. Problemi me pronën e tyre në një fshat të Durrësit, ka ftohur së tepërmi edhe marrëdhënien e tyre në çift.

Në vitin 1998 Qemali ka blerë 4 dynym tokë, 2 prej të cilëve thotë se me t’u bërë pronar i rregullt, do ua kalonte vëllezërve. Por Anila pretendon se vëllai i Qemalit, Sytkiu, e ka “riblerë” një pjesë të madhe të kësaj prone në vitin 2013 duke i paguar sërish para ish-pronarit, dhe gjysma e shtëpisë së saj ka mbetur në pronën e pretenduar nga Sytkiu.

Per kete histori ka reaguar pas emisionit edhe zonja Eni e cila shkruan:

Çdo rruge sado e veshtire dhe e gjate te jete fillon me nje hap.Kete hap sot e hodhi Anila dhe mes dikutimesh te ashpra pranoi dhe Qemali se nese do te jesh i lumtur ate e gjen vetem prane familjes tende.
Kur ju gjeni zgjidhjen tuaj sado e lodhur te jem cdo gje harrohet perpara lumturise tuaj.