Ky është Akrepi, rri tek spitali ‘Nënë Tereza’! Kujdes nëse ju afrohet sepse…

Emisioni Top Story i kishte dedikuar temën këtë të mërkurë problemeve në fushën e shërbimeve funerale në Shqipëri. Aty u zbulua edhe ai që u quajt sekseri i vd.ekjes.

Këta persona janë të punësuar pranë agjencive funerale. Ata paguhen për të qëndruar gjatë gjithë kohës pranë spitaleve, mor.gut, ose policisë së shtetit.

Ata rrinë si hijenat pas dyerve të spitaleve dhe presin vd.ekjen e radhës. Presin telefonatën e rradhës në polici që lajmëron për një humbje jete. Futen brenda morgut dhe presin të mbarojë autopsia. Ata bëjnë gjueti të mirëfilltë kufomash. Dhe ndërsa familjarët vajtojnë humbjen e njeriut të dashur këta sekserë sulen se kush të kapi i pari shërbimin e varrimit.

Fatkeqësisht në këtë lojë të pisët janë futur edhe mjekët, edhe infermierët, edhe policët, edhe rojet e spitaleve madje edhe pastrueset. Këtë e bëjnë mjekët e urgjencës që vijnë pranë familjeve ku dikush ka ndërruar jetë. Këtë e bëjnë policët që vijnë në vendin e aksidentit me pasojë vdekje.

Këtë e bëjnë mjekët dhe infermierët në reanimacion kur dikush mbyll sytë përgjithmonë. Të gjithë këta që përmendëm, paguhen nga agjencitë funerale me honorare. Shpërblehen për çdo lajmërim që bëjnë.

Por ka edhe sekserë me rrogë bazë që janë thjeshtë punonjës funeral. Ata janë më shumë vigjilentë se doktorët në spitale.

Sic raporton top channel, në spitalin “Nënë Tereza” (QSUT) një sekser të tillë ka pseudonimin AKREPI. Ai ka një autoambulancë me targa AA 127 DS. Kjo makinë nga jashtë duket si ambulancë e spitalit. Madje mban edhe numrin e urgjencës 112. Por ky është vetëm maskim. Në fakt ajo është makina e një agjencie funerale. Shoferi i saj, Akrepi , është gjuetar të vdekurish brenda spitaleve.