Ky është Cukali, u kap dje me bujë të madhe. Ja çfarë ndodhi sot në gj.yq me të

U tha dje se ngjarja u zbardh. Por të shohim rrjedhën që do marri në dyert e ‘drejtësisë’.

Gjergj Cukali u kap të premten si autori i dyshuar për v.r.asjen e Arben Bilalit mesditën e 30 Janarit.

Ai do të qëndrojë në b.urg deri në përfundim të hetimeve.

Përballë gjykatës, përmes avokatëve të tij mbrojtës Cukali ka mohuar akuzat e Prokurorisë.

Seanca në ngarkim të Cukalit u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. I arrestuari nuk pranoi të fliste, por gjatë kohës që qëndroi në sallë u pa të komunikonte vetëm me avokatin.

Prova kryesore që u paraqit nga organi i akuzës, ishte profili i ADN-së që është përfituar në automjetin me të cilin u krye vrasja, që më pas u gjend i braktisur në Mjull-Bathore. Hetimet nuk kanë përcaktuar ende nëse Cukali ka qenë përsoni që ka shkrepur armën ndërsa edhe motivet mbeten të paqarta.