“Ky shtet ka mbaru fare”, Dash Shehi zbulon prapaskenat: Si u mor në telefon gjykatësi i Durrësit nga hyzmeqarët e Ramës

Dashamir Shehi thotë se shteti shqiptar ka mbaruar së funksionari dhe se duhet ndërtuar nga e para.

I ftuar në “Ora”, Shehi tha se kryeministri Edi Rama duhet rrëzuar i pari, duke nënvizuar se do t’u lërë një borxh shqiptarëve prej 3 miliardë me PPP-të, nga 300 mln euro që la qeveria e shkuar.

Sipas Shehit, gjykata kanë marrë vendime nën presionin edhe të grupeve kriminale për t’u konfirmuar mandatin kryebashkiakëve të rinj.

Pjesë nga deklarata e Shehit: Ata gjykatës nuk i kanë marrë ato vendimet se janë budallenj. I kanë marrë me presione të Edi Ramës. Mbaroi kjo punë! Nuk është rastësi që janë zona si Durrësi ku ata nuk duan t’ia dinë jo për gjykatat. Ata kanë lidhje direkt me qeverinë. Kjo është drejtësia që do të sjellë Edi Rama.

Të jeni të sigurt se mbrëmë i kanë marrë gjykatësit në telefon mos ky vetë ndonjë nga hyzmeqarët e tij, sigurisht edhe ndonjë grup kriminal për të marrë një vendim tjetër. Sigurisht, ai gjyqtari ka thënë punë e madhe se këtu lëmsh është bërë shteti. E kalojmë vettingun këtu.

Meqë këtë radhë nuk ka patur zgjedhje, ishin një palë votime alla Rama. Çdo gjë është e justifikueshme brenda kësaj rrumpalle të përgjithshme. Ata gjykatësit kanë menduar se do të marrin vendime të pavarura. Në darkë i kanë marrë dhe i kanë kërcënuar.

Po dëgjoja që për vendimin e Presidentit, i mirë apo i keq vendimi, na ishte ngritur Akademia që paska të drejtë se atë Gjinushin e ka zgjedhur Akademia dhe Presidenti nuk ka të drejtë.

Ky shtet ka mbaru fare. Më vjen keq që e them. Duhet ngritur nga e para fare. Ky shtet nuk rikuperohet. Do rrëzuar Edi Rama i pari dhe gjithë ata që i shërbejnë që janë ushtarët, rojet e tij, hyzmeqarët e tij që vetëm me shtetin nuk kanë lidhje. Ky njeri mendon se është shteti vetë. Nuk trembet nga shqiptarët. Kur të vijë vjeshta. Shumë shqiptarë do ta shohin ndryshe. Do të fitohen edhe kokat e socialistëve dhe ta shohin se në çfarë rrokopuje është shteti shqiptar. Brenda një jave shihni se sa zullume kanë ndodhur.  

Mbrëmë Edi Rama me një parlament sharlatanësh, u dha dy miqve të vetë 300 milionë euro nga paratë e fëmijëve të vetë. Sigurisht i merr vet. Nuk janë budallenj që ua japin për sevap. Do të na lërë 3 miliard borxh, që do na duhet nja 10 vjet t’i shlyejmë.  Qeveria e vjetër na la 300 milion dhe e shtyu 3 vjet dhe tha na ka lënë qeveria një gropë…