L.ufta në prag? Pas ultimatumit gjerman, Turqia paralajmëron: Të gatshëm për…



Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka paralajmëruar Greqinë se mos bën gabime në Mesdheun Lindor.



Ai tha se Turqia është e gatshme të bëjë “gjithçka që është e nevojshme” për të mbrojtur interesat e saj legjitime në rajon.



thumbs_b_c_e7edccd0441d384df833beae1887fc92

Komentet e krydiplomatit turk erdhën në kryeqytetin Ankara në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij gjerman, Heiko Maas, pasi diskutuan disa çështje, përfshirë shpërthimin e koronavirusit të ri (COVID-19), zhvillimet në Libi dhe në veçanti Mesdheun Lindor.

Çavuşoğlu po ashtu kërkoi nga Greqia “të mos e vendos veten në rrezik”, duke u bërë “karrem i disa vendeve” në Mesdheun Lindor.

Ai nuk përmendi asnjë vend, por Greqia së fundmi ka punuar me Francën dhe Egjiptin kundër politikës së jashtme detare turke.

Çavuşoğlu theksoi se përshkallëzimi i fundit i tensioneve në Mesdheun Lindor është për shkak të afrimit të Greqisë dhe administratës qipriote greke, dhe jo për shkak të Turqisë.

Gjatë konferencës për media, Maas theksoi se përshkallëzimi në Mesdheun Lindor nuk ndihmon as Bashkimin Evropian (BE), as Turqinë dhe as Greqinë.

Këtë javë, Turqia dhe pastaj Greqia dërguan alarme konfliktuale mbi kërkimet e energjisë dhe stërvitjet ushtarake në Mesdhe.