La emisionin në mes se do kishte probleme me Lindën, detaji i veçantë i familjes së Ramës. Edhe pse Rea kishte ditëlindjen ata nuk…

Vajza e Linda Rama festonte mbremjen e djeshme 30 vjetorin dhe per kete arsye, kryeministri Edi Rama la ne mes emisionin ku ishte ftuar nga Sokol Balla ne News24.

Ai tha se vajza e tij Rea Xhillari festonte ditëlindjen dhe e kishte të pamundur të mungonte pasi bashkëshortja e tij Linda, nuk do e justifikonte dot.

Por si e festoi 30-vjetorin Rea? Familja e kryeministrit zgjodhi që ta mbante shumë private duke mos publikuar asnjë detaj nga festa në ditëlindjen e saj.

Vetëm Rea postoi dy foto, ku në njërën prej tyre është numri 30 dhe në tjetrën shihet një tavolinë me dy karrige në natyrë.

Por nuk dha asnjë informacion se me kë e festoi ditëlindjen në atë tavolinë.

Gjithashtu edhe vëllai i saj Greg Rama ka qëndruar shumë hermetik, duke mos postuar asgjë në rrjetet sociale për sa i përket ditëlindjes.