La modelimin, rastësisht në politikë, e donte afër Donald, kush është këshilltarja bukuroshe që infektoi Trumpin dhe Melaninë



Hope Hick është ish-drejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe akoma një nga personat më të besuar të Donald Trump. Të martën ajo kishte udhëtuar me avionin presidencial Air Force në debatin televiziv në Cleveland, Trump-Biden. Një ditë më pas ajo udhëtoi për një miting zgjedhor në Minesota dhe aty pati shenjat e para të sëmundjes. Hope Hicks u vendos në karantinë që gjatë kthimit me avion. 31 vjeçarja është shumë e afërt me familjen Trump. Vetë presidenti e ka quajtur atë “vajza tjetër” e tij.



Kush është ish modelja 31-vjeçare



Hope Hicks nuk është një emër veçanërisht i njohur. Këshilltarja e presidentit është një ish-modele 31-vjeçar që pëlqen të mbajë një profil të ulët publik.

Hope Hicks zëvendësoi Anthony Scaramucci si drejtore e komunikimit në stafin e presidentit. Ajo nuk kishte një histori te meparshme në politikë, por kishte pasur lidhje me familjen Trump për pesë vitet e mëparshme.

Karriera e saj politike me presidentin Trump ka qenë me ulje-ngritje, ajo dha dorëheqjen nga një rol, vetëm për t’u kthyer më vonë në një pozicion tjetër në ekipin e tij.

hoe2

Si e fitoi dikush me një profil kaq të ulët një nga punët më të rëndësishme në qeverinë amerikane?

U njoh me Donald Trump përmes Ivanka Trump

Hope Hicks filloi karrierën e saj në marrëdhëniet me publikun, dhe kompania e modës e Ivanka Trump ishte një nga klientët e saj.

hoe

Ajo prezantoi si modeloi disa nga veshjet e Ivanka Trump.

Puna që bëri me vajzën e madhe të Donald Trump bëri që Hope Hicks të merrte vëmendjen e presidentit amerikan.

hoe3

Ai personalisht e zgjodhi atë në tetor te vitit 2014 për të punuar në sektorin e marredhenieve me publikun për kompaninë e tij të pasurive të patundshme.

Ajo përfundoi në politikë rastësisht

Në fillim të vitit 2015, ajo u fut në sferën politike kur shkoi me Donald Trump në një udhëtim, i cili rezultoi të ishte pjesa e parë e fushatës së tij presidenciale.

Ajo madje e ndihmoi në postimet ne llogarinë e tij në Twitter.

Kur fushata mori rrjedhe më serioze, asaj iu desh të vendoste te mbante marredheniet me publikun me kohë të plotë ose kthimit në punë në kompaninë e pasurive të patundshme te Trump.

Ajo zgjodhi këtë të fundit. Por përsëri, Donald Trump i kërkoi asaj të qëndronte në ekipin e tij politik. Ajo pranoi.

Ajo ka mbajtur një profil të ulët gjatë gjithë kohës

hoe4

Hope Hicks rrallë jep vetë intervista, megjithëse ka qenë aty kur Donald Trump intervistohet nga gazetarët.

Dhe kur filloi të punojë në fushatën presidenciale, ajo fshiu llogarinë e saj në Twitter.

Profili i saj në Instagram është privat./BBC-Panorama