LAJM fantastik/ Shqiptarët ndihmojnë Rubinin, vogëlushi dëgjon tingujt e parë

Rubini dëgjon tingujt e parë…

Vogëlushi, personazh i emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’, është operuar dhe tashmë ai ka arritur të dëgjojë tingujt e parë.

Lajmin e ka bërë me dije moderatorja e emisionit, Ola Bruko, përmes një postimi në rrjtetet sociale.

Kjo e fundit shkruan se falë kontributit të shqiptarëve, vogëlushi është operuar dhe gjithçka doli me sukses.

“Fisnikëria e cila i ka frytet e përjetshme është që djersën dhe mundin tënd ta vesh në shërbim të shpëtimit të jetës së njeriut! Shqiptarët bujare dhe humane shquhen për këtë cilësi të lartë. Një pjesë e të hollave që fitonin me mund dhe djersë ata i dhuruan për Rubinin! Rubini ishte ne luftë me kohën, ai nuk fliste, nuk dëgjonte, i duhej një operacion i menjëhershëm për t’i sjellë shpresë!

Atij i nevojitej një operacion që dhe ai të ishte si gjithë moshatarët e tjerë! Ai nuk do mund të dëgjonte zërin e nënës por as këshillat e babait! Situata ishte kritike, operacioni kushtonte shumë! Fisniket Shqiptare, u bashkuan kudo që ndodheshin, kontribuuan dhe me lejen e Zotit i mundësuan operacionin! Operacioni doli me sukses. Rubini dëgjoi tingujt për herë të parë. Lotët e trishtimit të familjes që u kthyen në lot gëzimi, u shoqëruan me lutje të shumta dhe falënderime për kontribuesit!”, shkruan Bruko.