Lajm i FUNDIT/ Ak.uzat bo.mbë ndaj Bashës, zbulohet gjyqtari që “ka në dorë” fatin e tij, ja ‘dosja tjetër e nx.ehtë’ që vlon në dorën e tij….

Ndërsa Lulzim Basha përballet me ak.uza të rë.nda si ajo e lobimit rus, zbulohet emri i gjyqtarit që ka në dorë fatin e tij.

Gjyqtari që do të gjykojë dosjen në ngarkim të Bashës është Lazër Sallaku.

Kujtojmë se Sallaku ka qenë një nga gjyqtarët që ka gjykuar edhe dosjen e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia.

Basha akuzohet për falsifikim formulari, në hetimet e nisura për lobimin rus dhe dosja në ngarkim të tij ka mbërritur ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës.

Bashkë me Bashën, nën të njëjtën akuzë gjendet dhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, dhe Ilir Dervishi.

Dje ishte afati i fundit ligjor, ku prokuroria kishte të drejtën e shprehjes për dosjen, e cila ka pasur akuza që ka qenë e paplotë.

Deri në këtë fazë, dosja qëndronte pezull në zyrën e drejtuesit të prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Hetimi financiar për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners”, ka çuar në bankën e akuzës liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin.

Tre personat akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin prej 650 mijë dollarësh të pasqyrave financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa janë pushuar hetimet për “Pastrim të produkteve të veprës penale