LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë, humb jetën 33-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në në aksin rrugor Klos-Dars në Mat, ku si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 33-vjeçar.

Ai është identifikuar nga Policia dhe ka inicialet Q.V., nga fshati Xibër (pasagjer), ndërsa nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Mësohet se drejtuesi i automjetiut është shqoëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Matit ku do të merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Mat/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor rural Klos-Dars, shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, (pasagjer).

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.