Aksident tragjik në superstradën Lezhë-Shkodër, ndërron jetë infermierja, plagosen familjarët



Ka ndërruar jetë një nga të lënduarat e aksidentit në aksin Lezhë-Shkodër. Burimet bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Marjeta Gjergji, infermiere në maternitetin e Lezhës, pasi nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda.



Ndërkohë, të plagosur mbeten edhe bashkëshorti i saj, fëmija i tyre i mitur, dhe vjehrra e viktimës.