Lajm i fundit/ Bie Facebook dhe Instagram

Aplikacionet aq të përdorura nga qytetarët në mbarë botën Facebook dhe Instagram janë jashtë shërbimit në disa shtete të Europës.

Edhe përdoruesit në Shqipëri nuk mund t’i përdorin dot rrjetet sociale prej disa minutash.

Të dyja faqet e rrjeteve sociale shfaqin mesazhin gabimi teksa përdoruesit përpiqen të kenë akses.

Monitoruesi i rrjetit ka regjistruar mbi 360 ankesa në vetëm pak orë. Problemet kanë prekur disa zona në Britani, Hollandë, Francë dhe shtete të tjera të Europës.

Shumë përdorues kanë zgjedhur të hyjnë në Tëitter për të shprehur ankesat e tyre. Ndërkohë stafi i Instagram nuk ka bërë ende asnjë reagim./ShkodraNews