Biznesmeni i fortë shqiptar bie pre e sulmit, grabitet një prej dyqaneve të tij



Një biznes në Durrës në pronësi të Presidentit të FSHF-së, Armand Dukës ka rënë pre e vjedhjes, ku persona ende të paidentifikuar kanë marrë sasi të konsiderueshme parash dhe janë larguar.



Ngjarja ka ndodhur më 14 prill, por u bë e ditur për mediat sot. Autorët kanë thyer xhamin e biznesit dhe më pas kanë marrë paratë që ndodheshin në zyrë.



Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin edhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasin A. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë roje private dhe operator i monitorimit të kamerave të sigurisë në një kompani private në lagjen nr. 14, Durrës, në pronësi të shtetasit A. D., 29 vjeç.

Gjatë natës, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientet e kësaj kompanie, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlere monetare, por shtetasi A. H. nuk ka monitoruar kamerat dhe nuk ka njoftuar Policinë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.