LAJM I FUNDIT/ Çfarë po ndodh? Protestues i sulen aeroportit: Alarmohet policia

Rrallë mund të keni dëgjuar për protestë brenda një aeroporti. Aeroporti ndërkombëtar i Hong Kongut është futur në kolaps të plotë pas pushtimit nga 5 mijë protestues, të mbledhur këtë të hënë në terminalin kryesor. Të gjitha fluturimet janë anuluar.

Manifestuesit protestojnë kundër dhunës së policisë ndaj qytetarëve. Prej disa javësh Hong Kongu është përfshirë nga valë protestash që kundërshtojnë projekt-ligjin e qeverisë që lejon ekstradimin e të dënuarve drejt Kinës.

Kryeministrja pëzulloi nismën ligjore, por protestuesit kërkojnë anulimin e plotë të saj.