Lajm i fundit/ Covid i māllkuar i merr jetën legjendës së futbollit shqiptar



Covid i merr jeten ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të Besëlidhjes Nikolin Lorencit. 70-vjeçari ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv të Tiranës në gjendje të rëndë, por për fatin e tij të keq nuk mundi të shpëtonte.





Lorenci spikati si lojtar i Besëlidhjes në vitet ’60-’70-të, ndërsa luajti një pjesë të sezonit 1975-1976 me Vllazninë. Ai drejtoi skuadrën lezhjane si trajner në sezonin 1982-1983. Ai u shpërblye me titullin “Mjeshtër Sporti”, ndërsa në vitin 2018 u vlerësi me titullin “Qytetar Nderi” i Lezhës.

Nikolin Lorenci ia kushtoi gjithë jetën futbollit.