LAJM I FUNDIT/ Drejt rënies qeveria, dorëhiqen dy ministrat në postet kyçe



Ndryshime te rendesishme kane ndodhr sot ne Itali, teksa gjate nje konference për shtyp, Matteo Renzi njoftoi ditën  dorëheqjet e ministrave Teresa Bellanova, Elena Bonetti dhe të nënsekretarit Ivan Scalfarotto.



Kjo con keshtu menjehre ne nje krize qeveritare Italine, dhe sipas Renzi se kjo krize ka qenë e hapur për muaj me radhë , ku theksoi se partia Italia Viva  nuk është shkaku i kësaj krize.



“Po përjetojmë një krizë të madhe politike, po diskutojmë për rreziqet që lidhen me pandeminë. Përballë kësaj krize, ndjenja e përgjegjësisë është të zgjidhim problemet, jo t’i fshehim ato “, shtoi Ai

Ai shton se duhet të ketë një arsye pse Italia është vendi me vdekshmërinë më të lartë ndërsa thotës se edhe ekonomia e brendshme ndodhet në kolaps.

“Ekziston një emergjencë dramatike për tu përballur, por nuk mund të jetë elementi i vetëm që e mban qeverinë gjallë. Përgjigja ndaj pandemisë do të thotë të kesh dëshirën dhe nevojën për të zhbllokuar vendet e ndërtimit dhe për të vepruar sipas politikave industriale. Do të ketë një arsye pse Italia është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve dhe PBB në kolaps.”  përfundoi Renzi