Lajm i fundit/ Frikë nga protesta? Ja ç’po ndodh tani te Kryeministria

Kryeministri Edi Rama me sa duket po merr masat lidhur me protestën e opozitës, që është paralajmëruar ditën e shtunë.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministria po rrethohet nga hekura të shumta, masa këto kundrejt objekteve dhe gjërave që mund të hidhen drejt saj.

Nga ana tjetër, të shtunën Edi Rama pritet të jetë në qytetin e Vlorës në kuadër të takimeve të turit “Bashkia që duam”.