LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Apelit Shkodër merr vendimin për Bardh Spahinë

Bardh Spahia është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit, Shkodër.

Gjykata ka vendosur të heqë masën e sigurisë “arrest shtëpie” duke vendosur vetëm “detyrim paraqitje” për ish-deputetin e Shkodrës.

Spahia u arrestua më 20 qershor në kryeqytet për llogari të policisë së Shkodrës. Ai u akuzua për kundërshtim të forcave të rendit, ngjarje e ndodhur në KZAZ nr.3 në shkollën ‘Shejnaze Juka’.