LAJM I FUNDIT/ Kërkohet b.u.rgu për të, Ervin Salianji paralajmëron: Askush nuk do ia dalë dot të më mposhtë, do e shihni në videot që do publikojmë prap…

“Dënimi im është kërkuar që në momentin që unë kam bërë publike këtë rast apo edhe raste të tjera, por askush nuk do ia dalë dot të më mposhtë apo më të më izolojë”.

Me këtë reagim ka dalë sot nga ambientet e Gjykatës së Tiranës ish deputeti Ervin Salianji, një nga të pandehurit e çështjes së njohur “Babale”, ku prokuroria sot kërkoi për të dënimin me 1.6 vite burg. Por më pas u kërkua pezullimi i këtij dënimi me burg duke e konvertuar atë me 3 vite shërbim prove.

“Nuk i druhem fare e kam thënë që në filim, shpesh në gjykatë edhe unë edhe ju jam bërë koresponendent, janë sulme politike, sot nuk pati asnjë fakt prove të re, por pati një devijim të cështjes, ne një gjasme pretence kur prokuroria bëhet pjesë me llumin, por asnjë intrigë asnjë pabesi s’ja del të mposhtë dot të vërtetën.

Sot kanë një të dënuar ish ministrin dhe një demaskim të një prokurorie politike që sot lexoi ato që tha kryeministri një ditë pasi doli video.

Këta të dy prokurore që janë sot, do e shihni edhe vetingun apo të dhënat që ne do bëjmë publike, kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurore të drejtësisë së vjetër.
Në fund të ditës do fitojë e mira dhe e drejta”.